Chelsea me rekord, ia vazhdon kontratën Enzo Fernandezit deri në vitin 2032

Skuadra e Chelseat thuhet se ka arritur një marrëveshje të re me mesfushorin, Enzo Fernandez. Mediat e huaja shkruajnë se lojtari i Kombëtares së Argjentinës është pajtuar të vazhdojë me Blutë e Londrës edhe për një vit, shkruan Lajmi.net Argjentinasi ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2031, por kontrata e re e mbanë atë…

Sport

13/04/2023 20:59

Skuadra e Chelseat thuhet se ka arritur një marrëveshje të re me mesfushorin, Enzo Fernandez.

Mediat e huaja shkruajnë se lojtari i Kombëtares së Argjentinës është pajtuar të vazhdojë me Blutë e Londrës edhe për një vit, shkruan Lajmi.net

Argjentinasi ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2031, por kontrata e re e mbanë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2032.

Kjo s’ka ndodhur asnjëherë në histori, që një futbollist të ketë kontratë 9-vjeçare me një skuadër.

Kujtojmë që Enzo u transferua në Chelsea gjatë afatit të janarit nga klubi i Benficas./Lajmi.net/