Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer momentet e fundit para nisjes për në Hagë më 5 nëntor 2020.
Në intervistën për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ai tha se atë mëngjes kishte njoftuar familjarët se mund të përballej me udhëtimin drejt Hagës.
Sipas tij, reagimi i familjes ishte emocional, por edhe mbështetës, duke i kërkuar të ruante shëndetin dhe të përballej me situatën me qetësi.
Thaçi kujtoi se në orën 11:00 kishte mbajtur një konferencë për media, ku mesazhi i tij kryesor ishte “jo lamtumirë, por mirupafshim”.
Ai shtoi se bashkëpunëtorët dhe stafi ishin të emocionuar, ndërsa përshëndetja e fundit me familjen ishte e mbushur me emocione dhe përqafime. /Lajmi.net/