Chelsea me hapa të sigurt, po fiton pas pjesës së parë

Chelsea është duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester City.

Sport

29/05/2021 21:50

Timo Werner është lojtari i cili mori vëmendjen më të madhe në këto 45 minuta, kjo pasi humbi disa raste të mira shënimi për gol.

Në anën tjetër, Kai Havertz 42′ dëshmoi edhe një herë vetën e tij, duke shënuar një gol shumë të bukur, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Man City po dominon në aspektin e mbajtjes së topit, në fund Chelsea është duke fituar.

Thiago Silva u zëvendësua në minutën e 39-të, për shkak të një lëndimi, në vend të tij hyri Christensen./Lajmi.net/

Image

LEXO EDHE KËTË:

Kai Havertz i jep epërsinë Chelsea me një super gol