Chelsea mbyll marrëveshjen personale me Cucurella – vazhdojnë negociatat me Brighton
Chelse pritet të marrë shërbimet e Marc Cucurella. Mbrojtësi spanjoll, Cucurella ishte në listën e dëshirave të Manchester City, madje kishte edhe marrëveshje me kampionët e Anglisë. Por, çmimi që i vendosi Brighton lojtarit ishte i lartë për ‘Citizens’. Ata u tërhoqën nga gara dhe në lojë u fut Chelsea, përcjell lajmi.net. Tani, sipas Fabrizio…
Sport
Chelse pritet të marrë shërbimet e Marc Cucurella.
Mbrojtësi spanjoll, Cucurella ishte në listën e dëshirave të Manchester City, madje kishte edhe marrëveshje me kampionët e Anglisë.
Por, çmimi që i vendosi Brighton lojtarit ishte i lartë për ‘Citizens’. Ata u tërhoqën nga gara dhe në lojë u fut Chelsea, përcjell lajmi.net.
Tani, sipas Fabrizio Romano, marrëveshje e plotë është arritur mes Chelsea dhe Cucurella, sa i përket aspektit të kushteve personale.
Tani, ‘Blutë’ po vazhdojnë bisedimet direkte me klubin e Brighton. Mbetet të shihet nëse Chelsea do të ketë ofertën e duhur. /Lajmi.net/