Chelsea, Man City e Man Utd pas yllit të Bundesligës
Tri skuadra të Premierligës janë vënë pas yllit të Bundesliga.
Sport
Anëtari i Bayer Leverkusen, Leon Bailey, është lojtari që po tërheq vëmendje të madhe nga Manchester City, Manchester United e Chelsea.
‘Dailymail’ shkruan se të tri këto skuadra janë të interesuara të nënshkruajnë me anësorin, transmeton lajmi.net.
Klubet janë të impresionuara nga paraqitjet e lojtarit, sidomos ajo e mesjavës kundër Koln.
Lojtari është më i lirë sesa Jadon Sancho, por performancat e tij po vlerësohen në nivele të njëjta nga këto tri skuadra.
Përveç Bailey, vëmendje të madhe te Leverkusen ka edhe Kai Havertz, që gjithashtu lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë. /Lajmi.net/