Chelsea konsideron rikthimin e Hazardit në janar

Chelsea është duke konsideruar të rikthejë në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, sulmuesin Eden Hazard nga Real Madrid.

Sport

23/11/2021 10:54

Belgu kaloi te “Blutë” nga Real Madrid në vitin 2019, pas tetë viteve, por ka dështuar të tregojë kualitetin që prej kalimit në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Hazard ka pasur lëndime të vazhdueshme, derisa tani edhe ka humbur vendin e titullarit, prandaj edhe ka spekulime mbi të ardhmen.

Mediumi me shumë burime pranë Realit, ABC, raporton se klubi e do shitjen e sulmuesit sa më parë të jetë e mundur.

Raporti shton se kjo do t’i hapte derën rikthimit në Londër, me Chelsean që janë duke konsideruar huazimin gjatë janarit me opsion blerje për fundin e sezonit.

Hazard për Chelsean zhvilloi plotë 352 paraqitje, duke shënuar 110 gola./Lajmi.net/