Chelsea ka në plan të ‘blindojë’ Tuchelin

Chelsea tashmë ka filluar procedurat për të rinovuar kontratën e Thomas Tuchel.

Sport

14/05/2021 09:22

Skuadra londineze ka pësuar një përmirësim të qartë që nga ardhja e gjermanit në stol dhe zyrtarët e klubit duan të sigurojnë vazhdimësinë e tij, raporton todofichajes, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale skadon në qershor 2022 dhe Blue synon ta zgjasë atë të paktën deri në vitin 2024.

Negociatat midis dy palëve janë në rrugën e duhur dhe gjithçka tregon se ato nuk do të vonohen me kohë pasi gjermani gjithashtu dëshiron të vazhdojë.

Tuchel ka arritur suksese të jashtëzakonshme vetëm në sezonin e parë me Blutë e Londrës, mirëpo kohëve të fundit është lënë në stol./Lajmi.net/