Chelsea ka marrëveshje me Mendy, portieri nesër në Londër për testet mjekësore
Chelsea janë afër një tjetër përforcimi.
Sport
Pas një numri transferesh që bënë bujë të madhe, Chelsea janë gati për një tjetër lëvizje, kësaj radhe për portën e skuadrës.
Sipas raportimeve të fundit, Chelsea kanë mbyllur marrëveshjen personale me portierin e Rennes, 28 vjeçarin Edouard Mendy.
Senegalezi pritet të jetë nesër në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Ai shihet si zëvendësues i Kepa Arrizabalaga, portierit spanjoll që ka zhgënjyer trajnerin Frank Lampard. /Lajmi.net/