Chelsea ishte gati të ofrojë 100 milionë euro për transferimin e Marquinhos

Gjiganti anglez ka shprehur interesim për futbollistin e PSG.

Sport

21/09/2021 15:19

Sipas ‘RMC Sport’, Chelsea kishte bërë një ofertë prej plotë 100 milionë euro në drejtim të Paris Saint-Germain për futbollistin e tyre Marquinho, transmeton lajmi.net.

“The Blues”, dëshiron të kenë një qendër të mbrojtjes të përbërë nga Thiago Silva dhe Marquinhos, por ‘Parisienët’ nuk e pranuan këtë ofertë.

Braziliani llogaritet si futbollist kyç i repartit defanziv të gjigantit francez, andaj nuk dëshironin të heqin dorë nga ylli i tyre.

Pasi nuk arritën ta merrnin Marquinhon, Thomas Tuchel vendosi t’i besojë Andreas Christensen i cili po bënë paraqitje të mira këtë edicion së bashku edhe me Antonio Rudiger e Silvan. /Lajmi.net/