Chelsea “ia ngjet” dorën Arsenalit, ndal Cityn në Etihad
Manchester City dhe Chelsea kanë barazuar 1-1 në Etihad Stadium në derbin e xhiros së 19-të të Premier Ligës. Tijani Reijnders kaloi vendësit në avantazh në minutën e 42-të të takimit. Ndërkaq, Chelsea barazoi fare në fund, në minutën e katërt shtesë, falë Enzo Fernandezit. Me këtë pikë të nxjerrë, Chelsea ka 31 pikë në…
Sport
Manchester City dhe Chelsea kanë barazuar 1-1 në Etihad Stadium në derbin e xhiros së 19-të të Premier Ligës.
Tijani Reijnders kaloi vendësit në avantazh në minutën e 42-të të takimit.
Ndërkaq, Chelsea barazoi fare në fund, në minutën e katërt shtesë, falë Enzo Fernandezit.
Me këtë pikë të nxjerrë, Chelsea ka 31 pikë në vendin e pestë, teksa City ngjitet sërish i dyti, por tash me gjashtë pikë më pak se lideri, Arsenali.