Chelsea i rikthehet ‘avazit të vjetër’, barazon me Nottingham
Chelsea ka ndarë pikët me Nottingham Forest. ‘Blutë’ barazuan 2:2 ndaj Forst, shkruan lajmi.net. Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Në minutën e 13’ shënoi Awoniyi, duke i dhuruar kështu epërsinë Nottingham Forest. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e dytë ishte tejet interesante, pasi u shënuan tri gola të tjerë. Në…
Sport
Chelsea ka ndarë pikët me Nottingham Forest.
‘Blutë’ barazuan 2:2 ndaj Forst, shkruan lajmi.net.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Në minutën e 13’ shënoi Awoniyi, duke i dhuruar kështu epërsinë Nottingham Forest.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Pjesa e dytë ishte tejet interesante, pasi u shënuan tri gola të tjerë.
Në minutën e 51’ Raheem Sterlign barazoi gjithçka në 1:1.
I njëjti më pas shënoi një supergol në minutën e 58’ të ndeshjes.
Megjithatë, gëzimi i londinezëve zgjati pak, pasi Awoniyi shënoi sërish për Nottingham dhe barazoi shifrat.
Chelsea nuk arritën më të shënojnë, duke vazhduar kështu zhgënjimin në Premier Ligë.
Pas këtij barazimi ‘Blutë’ ndodhen n vendin e 11 me 43 pikë, kurse Nottingham në të 16-tin me 34 sosh./Lajmi.net/