Chelsea i jep një ndalim të pacaktuar mbajtësit të biletave sezonale pas abuzimit racist të Son

Incidenti ndodhi gjatë barazimit të ‘Bluve’ me Tottenhamin më 14 gusht. Një tifoz i Chelseat-it që mban bileta sezoni i është dhënë një ndalim i pacaktuar nga ndjekja e ndeshjeve në klub pas një incidenti të abuzimit racist ndaj lojtarit të Tottenhamit Son Heung-min gjatë barazimit 2-2 mes dy ekipeve të dielën. Klubi lëshoi një…

Sport

20/08/2022 16:56

Incidenti ndodhi gjatë barazimit të ‘Bluve’ me Tottenhamin më 14 gusht.

Një tifoz i Chelseat-it që mban bileta sezoni i është dhënë një ndalim i pacaktuar nga ndjekja e ndeshjeve në klub pas një incidenti të abuzimit racist ndaj lojtarit të Tottenhamit Son Heung-min gjatë barazimit 2-2 mes dy ekipeve të dielën.

Klubi lëshoi një deklaratë për të konfirmuar se individi ishte identifikuar dhe është ndaluar.

Më poshtë e gjeni njoftimin e ‘Bluve të Londrës’:

“Pas deklaratës sonë këtë javë për abuzimin racist në ndeshjen e Tottenhamit të dielën e kaluar, Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se ka identifikuar dhe ndaluar një mbajtës të biletave sezonale për një kohë të pacaktuar”./Lajmi.net/