Chelsea i jep garancinë e kërkuar Lampardit
Chelsea i ka dhënë garancinë e kërkuar Frank Lampardit, pas largimit të Maurizio Sarrit drejt Juventusit.
Sport
Sarri edhe zyrtarisht nga sezoni i ardhshëm do drejtojë ‘Bardhezinjët’, ndërsa largim tjetër pritet të jetë ai i asistentit Gianfranco Zola – para se Lampard të njoftohet si menaxher i ri.
Sipas The Times, pronari i Chelseat Roman Abramovich e ka takuar personalisht legjendën angleze javën e kaluar për t’i thënë atij se do të ketë të lirë të zgjedh për blerjen e lojtarëve ”në dy merkato për të ndërtuar një skuadër të re”, përcjell lajmi.net.
Kjo nënkupton se trajneri i Derbyt do të ishte i sigurt për të paktën dy sezone në detyrë, duke pasur parasysh se ‘Blutë’ po përballen me dënimin e mos-transferimeve për dy merkato (këtë verë dhe atë në janar).
Paratë e fituara nga lirimi i Maurizio Sarrit, Chelsea pritet t’i përdorë te Frank Lampard, i cili do ta shkëputë kontratën me Derbyn.
Zyrtarizimi i tij në ‘Stamford Bridge’ është vetëm çështje kohe. /Lajmi.net/