Chelsea i bashkohet garës për Ramos, përgatit ofertë për spanjollin

Një ndër mbrojtësit më të mirë të dekadës së fundit, Sergio Ramos është agjent i lirë për këtë afat kalimtar.

Sport

30/06/2021 14:33

Spanjolli ishte kapiten i “Los Blancos” për vite derisa dominuan Ligën e Kampionëve, por tani është larguar si 35-vjeçar, transmeton lajmi.net.

Sipas El Chiringuito, Chelsea do rivalizojë top klubet evropiane në garë për Ramos.

Duke marrë parasysh çfarë rëndësi të madhe ka pasur Thiago Silva, Chelsea beson se edhe Ramos do arrinte të jetë titullar.

Ende nuk dihet se çfarë kontrate, “Blutë” do t’i ofrojnë Ramosit, mirëpo televizioni spanjoll raporton se klubi londinez do bëjë një ofertë.

Sidoqoftë, PSG mbetet destinacioni më i mundshëm ngase janë të dëshpëruar për trofeun e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/