Chelsea gjithnjë e më afër Kai Havertz

Po rriten zërat për kalimin e Kai Havertz te Chelsea.

Sport

20/07/2020 12:16

Ylli gjerman, Kai Havertz, është lojtari që po gëzon vëmendje të madhe para merkatos së verës, me skuadrën e Chelsea që lidhet më së shumti me blerjen e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga Britania e Madhe, Chelsea ka bërë edhe një hap drejt mesfushorit gjerman, transmeton lajmi.net.

Thuhet se ‘Blutë’ e Londrës kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe tashmë gjithçka duhet të mbyllet vetëm me Bayer Leverkusen.

Chelsea do të bëjë një ofertë prej 80 milionë eurove, pak  më poshtë sesa kërkesa e Leverkusen.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të pranohet nga ‘Aspirinat’ e ‘BayArena’. /Lajmi.net/