Chelsea favoriti kryesor për transferimin e Dembeles

Gjiganti anglez, Chelsea janë favorit kryesor të nënshkruajnë me Ousmane Dembele.

Sport

04/06/2022 23:05

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të këtij viti dhe sipas raportimeve të fundit ai pritet të largohet këtë verë.

Siç njofton ‘Talksport’, Chelsea është favorit për të marrë shërbimet e Ousmane Dembele, përcjell lajmi.net.

Duket se sulmuesi francez do të bëhet nënshkrimi i parë i Todd Boehly si pronari i ri i ‘Bluve’.

Dembele përfundon kontratën e tij këtë verë dhe do të shkonte në Londër si agjent i lirë pas pesë vitesh si lojtar i Barcelonës, ​​i cili u përpoq ta rinovonte atë, por u refuzua nga lojtari, siç raporton ‘AS’.

E ardhmja e Dembeles tani duket më afër Chelsea-t, tashmë i liruar nga sanksioni i qeverisë britanike, i cili përfundoi më 31 maj./Lajmi.net/