Chelsea e transferon lojtarin që kushton 50 mln euro

Chelsea do të ndërhyjë në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të verëspër të përmirësuar cilësinë në skuadër.

Sport

28/02/2020 08:06

Dëshmi më e mirë se ‘Blutë’ kanë nevojë të sjellin emra të ri në skuadër është humbja e thellë prej 0-3 në shtëpi nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ veç ka siguruar nënshkrimin e yllit të Ajax, Hakim Ziyech për sezonin e ri, dhe sipas Tuttumercato, ata do të dërgojnë një ofertë edhe për mesfushorin e Lyon, Houssem Aour.

21 vjeçari francez, një nga zbulimet e fundit të Lyon, vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Mediet në Itali kanë raportuar edhe për interesimin që Juventus ka shfaqur për Aour, dhe lëvizje konkrete mund të ketë pasur kur ‘Zonja e Vjetër’ u përballë me Lyon të mërkurën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Aour është po ashtu edhe pjesë e Francës U21, dhe shumë shpejtë pritet të arrijë kombëtaren e parë të kampionëve të botës./Lajmi.net/