Chelsea e rikthen Coutinhon në Premierligë

Chelsea kanë hapur negociatat me Philippe Coutinhon për një transferim veror.

Sport

04/04/2020 11:35

27 vjeçari brazilian, është pjesë e Barcelonës, por këtë sezon po e kalon në Bundesligë, te Bayern Munich, në formulën e huazimit.

Sipas Sport, bavarezët nuk janë të gatshëm të ushtrojnë të drejtën e tyre për të transferuar Coutinhon për 120 milionë euro.

Dhe gjithë këtë, dëshiron ta shfrytëzojë Chelsea, të cilët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, me të cilin ‘Blutë’ kanë një lidhje të fortë.

Chelsea për të nënshkruar me Coutinhon, i duhet të fitojë një garë të ashpër kundër skuadrave si Manchester United, Tottenham dhe Arsenal./Lajmi.net/