Chelsea e liron Sarrin, italiani drejt Juventusit
Chelsea do të lirojë Maurizio Sarrin të premten për 3.5 milionë euro shkruan ‘Sky Sport Italia’, me trajnerin që mund t’i bashkohet Juventusit.

Sport
Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici ka fluturuar gjatë ditëve të fundit në Londër për negociata me Marina Granovaskia.
Klubi nga ‘Stamford Bridge’ fillimisht dëshironte gjashtë milionë euro, por negociatat e shumta kanë zbritur çmimin deri në 3.5 milionë euro.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Sarri do të përfundojë kontratën me Chelsea me pëlqim të dyanshëm të premten, dhe do të jetë i liri të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Juventus.
Sarri te Juventus do të zëvendësojë Massimiliano Allegrin, që u largua pas qëndrimit pesë vjeçar në përfundim të kësaj sezoni./Lajmi.net/