Chelsea do t’i kthehet garës për Alvarez

Merkatoja e janarit pritet ta rikthejë skuadrën e Chelsea në garë për Edson Alvarez. ‘Blutë’ e Londrës synuan transferimin e Alvarez gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës, por nuk arritën të finalizonin një marrëveshje për të. Sipas raportimeve të ‘Express’, Chelsea janë gati të bëjnë një ofertë për mesfushorin e Ajax edhe në…

Sport

25/09/2022 18:06

Merkatoja e janarit pritet ta rikthejë skuadrën e Chelsea në garë për Edson Alvarez.

‘Blutë’ e Londrës synuan transferimin e Alvarez gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës, por nuk arritën të finalizonin një marrëveshje për të.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Chelsea janë gati të bëjnë një ofertë për mesfushorin e Ajax edhe në merkaton e verës, përcjell lajmi.net.

Ish-trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel e kërkonte me ngulm transferimin e lojtarit.

Chelsea ofronte 40 milionë funte për yllin meksikan, por Ajax nuk e liroi atë.

Skuadra londineze po shpreson që Ajax të jenë më të hapur për negociata gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/