Chelsea dje, Chelsea sot
Jose Mourinho dhe Chelsea fillojnë sonte edicionin e tyre të ri të Ligës së Kampionëve kundër Baselit në Stamford Bridge, ku saktësisht gjashtë vjet më parë, ai vendosi formacionin e tij të fundit në aventurën e parë. Gjiganti londinez barazoi 1-1 me ekipin norvegjez Rosenborg më 18 shtator 2007 dhe disa orë më vonë erdhi…

Sport
Jose Mourinho dhe Chelsea fillojnë sonte edicionin e tyre të ri të Ligës së Kampionëve kundër Baselit në Stamford Bridge, ku saktësisht gjashtë vjet më parë, ai vendosi formacionin e tij të fundit në aventurën e parë.
Gjiganti londinez barazoi 1-1 me ekipin norvegjez Rosenborg më 18 shtator 2007 dhe disa orë më vonë erdhi lajmi së palët kanë arritur marrëveshje të përbashkët për shkëputjen e kontratës.
Ajo skuadër e asaj kohe ka një tregim në vete – futbollistë si Steve Sidwell dhe Tal Ben-Haim i mbushnin zbrazëtirat – kurse në sulm? Andriy Shevchenko.
Kësaj radhe, Mourinho ka thënë se është shumë më i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion. Rezultatin e parë do ta marrim sonte.