Chelsea dhe Tottenham në garë për Mac Allister

Chelsea dhe Totteham kërkojnë shërbimet e Alexis Max Allister. Sipas ‘The Mail’, Chelsea do t’i bashkohet rivalët lokalë Tottenham Hotspur në ndjekjen e tyre për mesfushorin e Brighton, Alexis Mac Allister, transmeton lajmi.net. Mac Allister ka shkëlqyer si për klubin ashtu edhe për kombëtaren këtë vit, gjë që ka tërhequr shumë ekipe në mesin e…

Sport

09/01/2023 13:00

Chelsea dhe Totteham kërkojnë shërbimet e Alexis Max Allister.

Sipas ‘The Mail’, Chelsea do t’i bashkohet rivalët lokalë Tottenham Hotspur në ndjekjen e tyre për mesfushorin e Brighton, Alexis Mac Allister, transmeton lajmi.net.

Mac Allister ka shkëlqyer si për klubin ashtu edhe për kombëtaren këtë vit, gjë që ka tërhequr shumë ekipe në mesin e elitës evropiane.

Chelsea dëshiron ta ribashkojë atë me ish-trajnerin Graham Potter, por do të duhet të konkurrojë me rivalin e qytetit.

Kujtojmë që argjentinasi ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 42 milionë euro./Lajmi.net/