Chelsea dhe Dortmundi interesohen për Berardin

Dy klubet evropiane po kërkojnë transferimin e sulmuesit Domenico Berardi.

Sport

25/07/2021 14:30

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Chelsea dhe Dortmund janë duke shikuar mundësinë e transferimit të Berardit gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se dy klubet evropiane janë në kërkim të përforcojnë sulmin e tyre, dhe duket se e kanë bërë si priorietet sulmuesin italian.

Sassuolo thuhet se i ka vendosur çmimin e shitjet futbollistit të saj, po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë atë të lirë.

Reprezentuesi i Italisë duket se është i intersuar të largohet nga futbolli italian, dhe të nisë një aventurë të re diku tjetër.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 30 paraqitje me fanellën e klubit të tij në të gjitha garat, duke realizuar 17 gola dhe tetë asistime. /Lajmi.net/