Ministri Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027. Sipas njoftimit të ministrisë, ky program do të përcaktojë kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për hartimin dhe zbatimin e masave që synojnë mbështetjen e konsumatorëve të…

Lajme

10/07/2026 13:52

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Sipas njoftimit të ministrisë, ky program do të përcaktojë kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për hartimin dhe zbatimin e masave që synojnë mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, transmeton lajmi.net.

Ministria ka bërë të ditur se qëllimi i këtij procesi është krijimi i politikave të qëndrueshme që ofrojnë mbrojtje më të madhe për qytetarët në nevojë dhe sigurojnë qasje më të drejtë në shërbime dhe mbështetje institucionale.

“Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Programi pritet të shërbejë si bazë për përcaktimin e masave mbështetëse për kategoritë më të ndjeshme të konsumatorëve gjatë viteve 2026–2027.

Njoftimi i plotë:

Sot themelova Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka për qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe garantojnë qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale. Sot themelova Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka për qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe garantojnë qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale./lajmi.net/