Chelsea bën një ofertë të vonshme për Christensen – danezi pranë Barcelonës
Mbrojtësi Andreas Christensen është shumë pranë që të nënshkruajë një parakontratë, pavarësisht që Chelsea ka bërë një ofertë të fundit për ta mbajtur në "Stamford Bridge".
Sport
Danezi ka hyrë në katër muajt e fundit të kontratës dhe janë shtuar spekulimet që mund të largohet në verë si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.
Christensen ka pranuar një ofertë të fundit nga “Blutë” e Londrës, derisa oferta e Barcelonës ka qenë më luksoze në krahasim edhe atë të Barcelonës.
Sidoqoftë, “90min” raporton se qendërmbrojtësi është shumë pranë që të nënshkruajë parakontratë me Barcelonës pasi katalunasit përmirësuar kontratën.
Kjo lëvizje ndikoi që Chelsea gjithashtu të bëjë një ofertë të fundit për Christensen, por mediumi anglez shton se ndoshta është shumë vonë.
Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Christensen që raportohet se do t’i bashkohet gjigantit spanjoll./Lajmi.net/