Chelsea arrin marrëveshje me Noni Madueke

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat është shumë pranë nënshkrimit të radhës, pas transferimit të fundit të Mykhailo Mudryk. Chelsea ka arritur marrëveshje për ta transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Noni Madueke nga skuadra e PSV-së, transmeton lajmi.net. Plani ishte që marrëveshja të arrihej me PSV edhe…

Sport

20/01/2023 08:40

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat është shumë pranë nënshkrimit të radhës, pas transferimit të fundit të Mykhailo Mudryk.

Chelsea ka arritur marrëveshje për ta transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Noni Madueke nga skuadra e PSV-së, transmeton lajmi.net.

Plani ishte që marrëveshja të arrihej me PSV edhe pas transferimit të Mudryk nga Shakhtari, pasi që bisedimet me agjentin e lojtarit nuk ishin ndalur kurrë.

Chelsea do të paguajë 35 milionë euro për Madueke, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë një kontratë afatgjate gjatë ditëve në vazhdim.

Krerët e Chelseat e dëshironin me çdo kusht Madueken, ndërsa tani janë duke u përgatitur dokumentet për tu nënshkruar./Lajmi.net/