Chelsea, 47 milionë për Varanen
Skuadra e Chelseas është duke përgatitur një ofertë prej plotë 47 milionë euro për të siguruar shërbimet e Raphael Varanes në fundin e këtij sezonit.
Sport
Sipas tabloidit britanik, Daily Express, mësojmë se Chelsea do të bëj një ofertë prej 47 milionë euro për shërbimet e Varanes gjatë kësaj vere.
Francezi ka marëdhënie perfekte me trajnerin e Bluve, Jose Mourinhon, që mund të jetë dhe arsyeja kryesore e transferimit të tij në Stamford Bridge.
Përndryshe, për shërbimet e Varanes interesim serioz tashmë e një kohë të gjatë janë duke shfaqur shumë skuadra të mëdha si Manchester United e Bayern Munich.