Chelsea 15 milionë për Rose

Skuadra e Chelseat raportohet se ka filluar të interesohet për shërbimet e mbrojtësit të Tottenham, Danny Rose.

Sport

04/08/2015 11:26

Blutë nga Londra ende janë në kërkim për zëvendësimin e Filipe Luis që u rikthye te Atletico Madrid gjatë kësaj vere.

Chelsea ishte interesuar edhe për Baba Rahman të Augsburg, por siq duket skuadra gjermane ka kërkuar shumë të madhe parash që ka larguar nga gara kampionin në fuqi të Premier Leagues.

Megjithatë tani mediat angleze shkruajnë se skuadra e Jose Mourinho ka gati plotë 15 milionë funte për mbrojtësin anglez, Danny Rose që kaloi sezon stabil me Spurs.