Charles Leclerc i motivuar për vitin 2023
Piloti i Ferrari, Charles Leclerc ka folur për sezonin e ri. Sezoni që lamë pas në Formula 1 qe i suksesshëm për skuadrën e Red Bull, transmeton lajmi.net. Kampion për vitin 2022 u shpall Max Verstappen, i cili ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë me belgo-holandezin ka garuar edhe ylli i Ferrari, Charles Leclerc, por nuk arriti…
Sport
Piloti i Ferrari, Charles Leclerc ka folur për sezonin e ri.
Sezoni që lamë pas në Formula 1 qe i suksesshëm për skuadrën e Red Bull, transmeton lajmi.net.
Kampion për vitin 2022 u shpall Max Verstappen, i cili ishte i jashtëzakonshëm.
Megjithatë me belgo-holandezin ka garuar edhe ylli i Ferrari, Charles Leclerc, por nuk arriti të fitojë duelin me atë.
Por, Leclerc u shpreh i motivuar për garat që do ta presin në vitin 2023.
“Të fitoj është ajo që më motivon mua. Në 2022 ne nuk ia arritëm, por kam në plan ta bëjë këtë vit”, u shpreh ai.
Kujtojmë që pavarësisht se mori nëntë ‘Pole Position’, Charles Leclerc fitoi vetëm tre gara në 2022./Lajmi.net/