Chapecoense, shikojeni çfarë mund të bëni në videolojën FIFA 17 (FOTO)
EA Sports i është bashkuar mbështetjes për klubin brazilian Chapecoense.
Sport
EA Sports ka nderuar klubin brazilian Chapecoense në video lojën FIFA 17’s Ultimate Team.
Pas rrëzimit të aeroplanit të skuadrës braziliane ku humbën jetën gati komplet përbërja e Chapecoense, EA Sports ka dhuruar logon dhe fanellat e Chapecoense tek secili lojtar i FIFA 17, përcjell “Lajmi.net”.
“Visheni këtë fanellë dhe mbajeni këtë stemë në mbështetje të shokëve, familjeve dhe tifozëve të Chapecoense”, shkruante në mesazhin e FIFA 17.