Çfarë zbulon pozicioni i gjumit për personalitetin tuaj

Shumica e psikologëve pajtohen se gjuha e pavetëdijshme e trupit zbulon shumë për gjendjen tonë mendore dhe madje edhe për marrëdhëniet tona.

Fun

20/06/2019 18:18

Ndonëse nuk flemë në të njëjtin pozicion çdo natë, ose zgjohemi shtrirë në të njëjtën pozitë që kemi rënë në gjumë, shumica jonë e kanë një të preferuar, transmeton lajmi.net.

Kështu, pozita e preferuar mund të tregojë shumë për personalitetin, pasiguritë, dëshirat seksuale dhe epërsitë e karakterit.

Shihni fotografitë e mëposhtme për ta gjetur vetën, e më pas zbuloni sekretet në lidhje me personalitetin tuaj.

Pozicioni i trungut

Pozicioni i dytë më i preferuar i gjumit, konsiderohet ai i ‘trungut’.

Çfarë thotë për ju: Personat që flenë në këtë pozicion në përgjithësi janë të relaksuar, njerëz pozitivë që ua duan të mirën të tjerëve. Meqë janë shoqërueshëm nga natyra, njerëzit duan të jenë rreth tyre.

Pozicioni i ushtarit

Ju flini në shpinë me duar poshtë, sikur po kërkoni vëmendje.

Çfarë do thotë kjo për ju: Personat që flenë në këtë pozicion ka të ngjarë të jenë të fortë dhe të heshtur. Shpeshherë të qetë dhe të rezervuar, nuk ju pëlqen të “bëni zhurmë”.

Pozicioni i yllit të detit

Përkundër se kjo pozitë është më pak popullore, ata që e praktikojnë pozitën e yllit të detit në gjumë kanë të ngjarë të kenë më shumë besim në vetvete.

Gjithashtu, ju jeni një dëgjues i mirë kur të tjerët flasin dhe, shpeshherë, prezenca jote mund t’i bëjë të ndjehen mirë miqtë dhe familjen tuaj.

Pozicioni i foshnjës

Fjetja me gjunjët e mbledhur, siç keni bërë dikur në barkun e nënës, është instiktive dhe ngushëlluese – dhe sugjeron se, edhe pse mund të duket se keni një pamje të ashpër, ju jeni të butë.

Një person që merakoset shpesh, ndonjëherë mund të keni vështirësi të flini.

Natyra juaj e kujdesshme do të thotë se mund t’iu kërkojë kohë për t’u besuar njerëzve dhe për t’u hapur ndaj tyre. Por, sapo të bëni një gjë të tillë, ju bëheni një mik i dashur dhe bujar.

Pozicioni ‘Sky Diver’

Nëse ndiheni rehat duke fjetur në këtë pozicion “të lirë”, kjo sugjeron që jeni një person i hapur dhe keni besim në vete.

Ju ndoshta jeni shumë i drejtpërdrejtë – e cila nganjëherë mund të iu bëjë të dukeni apatik. /Lajmi.net/