Çfarë po ndodh me Ramosin, humbi dy penallti ndaj Zvicrës
Spanja arriti që në minutën e fundit të ndeshjes të fitoi një pikë ndaj Zvicrës (1 - 1).

Sport
Mirëpo, ajo që ra në sy ishte kapiteni Sergio Ramos që dështoi dy hera nga pika e bardhë, shkruan lajmi.net.
Spanjolli cilësohet si një ndër gjuajtësit më të mirë të penalltive, por sonte (e shtunë) assesi s’ia doli të shënojë në portën e Zvicrës.
Në gjuajtjen e parë, Ramos provoi në këndin e majtë, derisa në të dytën dështoi në stilin ‘panenka’.
Për më shumë shikojeni dy gjuajtjet e humbura./Lajmi.net/

Ramos' second penalty miss omg ?https://t.co/Ck0CPz9Sn4
— GM (@GoonerMind) November 14, 2020