Çfarë ndodhë me Anglinë ditën që mbretëresha Elizabeth II ndërron jetë?

Çfarë thonë protokollet mbretërore që duhet bërë nëse madhëria e saj ndërron jetë?

Fun

07/03/2021 11:03

Në rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, menjëherë fillon operacioni “London Bridge”, shkruan lajmi.net.

Sapo të nis ky operacion, sekretari i mbretëreshës z. Christopher Geidt do të informo kryeministrin për ndodhinë, dhe më pas ky informacion do të shpërndahet për 15 shtetet ku mbretëresha është koka e shtetit.

Informimi i vdekjes së mbretëreshës bëhet publik, duke vendosur një shpallje për vdekjen e saj në portën e pallatit Buckingham. Stafi do të vë një shirit të zi në krahun e majtë, dhe duhet të jetë 8 cm e gjerë.

Një deklaratë do të jepet për shoqatën e gazetarëve dhe burimet e tjera të lajmeve. Të gjithë gazetarët dhe reporterët do të veshin të zeza, për dhënien e lajmit të vdekjes.

Televizionet do të transmetojnë storiet veçse të përgatitura më parë, për jetën, regjimin dhe legacinë e mbretëreshës.

Princi Charles do të kurorëzohet mbret, ai ka të drejtën të vendosë vetë emrin e tij, por besohet se ai do të shkoj me Mbreti Charles III.

Pas kësaj, familjarët e tij do të puthin dorën e tij dhe fjalët e tij të para si mbret do të fliten në pallatin Saint James.

Nëse princi Philip është akoma gjallë, Charles do të deklaroj se a do të lë pasardhës të tij si mbret princin Philip apo djalin e tij princin William.

Kurorëzimi zyrtarë do të bëhet muaj pas vdekjes së mbretëreshës, dhe titulli Princ i Wales do të kaloj tek princi William.

Trupi i mbretëreshës do të varroset pas 10 ditëve të vdekjes së saj. Ajo do të vendoset në sallën Westminister, ku qytetarët mund të vinë të nderojnë të ndjerën.

Dita e funeralit do të jetë ditë zie ku çdo aktivitet biznesi dhe çdo institucion do të mbyllet për atë ditë.

Qyteti do të bie në qetësi të plotë. /Lajmi.net/