Çfarë ndodh me kriminelët serbë të veriut pas sanksioneve të SHBA-ve?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sot sanksione mbi një grup të organizuar kriminal në veri të vendit të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq.

Lajme

08/12/2021 17:45

Në komunikatën për media të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se pronat dhe interesat në pronë të të gjithë personave ndaj të cilëve është vendosur sanksione do të bllokohen, shkruan lajmi.net.

Ato nuk mund të përdoren përveç në rast të ndonjë license të veçantë.

“Si rezultat i veprimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronë të personave të mësipërm që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen OFAC. Gjithashtu, bllokohen edhe çdo subjekt që zotërohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar. Përveç rasteve kur autorizohet nga një licencë e përgjithshme ose specifike e lëshuar nga OFAC, ose e përjashtuar ndryshe, të gjitha transaksionet nga personat e SHBA-së ose brenda (ose tranzit) të Shteteve të Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë ose interes në pronën e personave të caktuar ose të bllokuar ndryshe janë të ndaluara. Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për, ose në dobi të çdo personi të bllokuar ose marrjen e ndonjë kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga çdo person i tillë.”, thuhet në komunikatën e SHBA-ve. /Lajmi.net/ 

SHBA godet kriminelët serbë të veriut, fut në Listë të Zezë Radojiçiqin dhe Veselinoviqin