Çfarë ndarje? Beyonce dhe Jay Z po shijojnë pushimet në Itali (Foto)
Ata kanë humbur shtëpinë në Los Angelos, por Beyonce dhe Jay Z e kanë njëri tjetrin, dhe vajzën e tyre Blue Ivy.
ShowBiz
Dje është raportuar se Beyonce dhe Jay Z i kanë vetëm 60 ditë për t’u larguar nga shtëpia e tyre në Los Angelos, në të cilën po jetojnë me qera, pasi dikush tjetër e ka blerë atë.
Gjithashtu, po flitet se Beyonce ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe tashme gjithçka ka marrë fund, por nuk duket aspak kështu.
Dyshja bashkë me vajzën e tyre Blue Ivy dhe me miken Kelly Rowland kanë shkuar për një udhëtim në Itali e madje edhe kanë veshur rroba me dizajne të njëjta, transmeton Lajmi.net.
Beyonce është dukur e freskët dhe në top formë, me një model të ri të flokëve./Lajmi.net