Çfarë kuptimi kanë ngjyrat e ndryshme të trëndafilave?

Cila grua nuk dëshiron një trëndafil nga i dashuri i saj?

Fun

08/04/2018 14:47

Më poshtë, ju sjellim kuptimet e gjashtë ngjyrave të trëndafilave.

E kuqe: Dashuri dhe romancë
Një nga simbolet më universale, trëndafili i kuq përfaqëson dashurinë e vërtetë. Po ashtu është shfaqur përgjatë historisë dhe nëpër kultura si simbol politik dhe religjioz.

E verdhë: Miqësi, gëzim, bëhu mirë
Historikisht, e verdha ka qenë e lidhur ngushtë me diellin, duke i bërë këto lule të shkëlqyeshme për t’i gëzuar njerëzit. Trëndafilat e verdhë dërgojnë mesazh të vlerësimit dhe dashurisë platonike pa nënkuptimin romantik të ngjyrave të tjera. Kjo ngjyrë përfaqëson ndjenjat e gëzimit dhe të kënaqësisë.

Rozë: Dashuri, vlerësim, mirënjohje
Ngjyra rozë mbart më vete konotacionin e hijeshisë dhe të elegancës, si dhe ëmbëlsinë dhe romancën poetike.
Lulet me ngjyrë rozë të errët janë simbol i mirënjohjes dhe i vlerësimit dhe janë mënyrë tradicionale për të thënë faleminderit.
Trëndafilat ngjyrë rozë të çelët janë të lidhur me butësinë dhe admirimin, dhe po ashtu mund të përdoren si shprehje e simpatisë.

E bardhë: Pastërti, brishtësi, simpati, spiritualitet
Tradita e hershme ka përdorur trëndafilat e bardhë si simbol të dashurisë së vërtetë, një asociacion që më vonë do të bëhej vula e trëndafilit të kuq. E njohur po ashtu si lulja e nuses, lulja e bardhë është lule tradicionale e martesës. Në këtë kuptim, e bardha përfaqëson unitet, virtyt dhe dëlirësinë e një dashurie të re. Trëndafilat e bardhë po ashtu janë të lidhur me respektin dhe nderimin, çka i bën të përshtatshëm për kujtimin e të dashurve që kanë ikur.

E portokalltë: Dëshirë, entuziazëm dhe pasion
Një përzierje e saktë e të verdhës dhe të kuqes, trëndafilat e portokalltë janë parë si urë në mes miqësisë së simbolizuar nga trëndafilat e verdhë dhe dashurisë të përfaqësuar nga trëndafilat e kuq. Ata mund të jenë shprehje e fascinimit, apo dhuratë për të thënë “Jam krenar në ty”.

E purpurt: Magjepsje, madhështi, dashuri në shikim të parë
Ngjyra vjollcë ka një asociacion tradicional me mbretëroren. Në këtë drejtim, nuancat e luleve me ngjyrë të purpurt sugjerojnë një frymë të madhështisë dhe shkëlqimit mbretëror.