Çfarë ka ndodhur me lojtarët e Liverpoolit që e fituan finalen e LK në vitin 2005? (FOTO/VIDEO)
Liverpool dhe Milan në vitin 2005, na patën dhuruar një nga finalet më të bukura të Ligës së Kampionëve.
Sport
Atë natë në Stamboll, u shënuan gjashtë gola për një barazim 3:3, për të fituar pastaj Liverpooli pas ekzekutimit të penalltive.
Edhe pse Milan e kishte nisur shumë mirë ndeshjen, duke shënuar me anë të Maldinit në minutën e parë, e pastaj dy herë me anë të Crespos, për 3:0, Liverpooli në pjesën e dytë, apo më mirë të themi në pesëmbëdhjetë minutat e parë të pjesës së dytë, arriti të shënoi tre gola, nëpërmjet Gerrard,Smicer dhe Alonso, për barazim 3:3, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, e për ta fituar atë në penallti.
Për këtë përmbysje, që ndodhi në 25 majin e vitit 2005, edhe pas dymbëdhjetë viteve flet bota e futbollit, duke e kujtuar me nostalgji.
Por çfarë ka ndodhur me lojtarët e Liverpoolit që ishin startues në atë ndeshje, ku gjenden sot ata, a janë ende aktiv në futboll?
Jerzy Dudek- I pensionuar
Steve Finan – I pensionuar
Jamie Carragher – I pensionuar
Sami Hyypia – ka qenë trajner i Bayern Leverkusen dhe Zurich
Djimi Traore – I pensionuar
Xabi Alonso – I pensionuar
Luis Garcia – I pensionuar
Steven Gerrard – Trajner i të rinjve të Liverpoolit
John Aren Risse – SK Rollon
Harry Kewell – Trajner i Crawley Town
Milan Baros – Slovan Liberec
/Lajmi.net/