Çfarë është sezoni i Akrepit dhe çfarë iu ka lënë pas?
Akrepat janë të njohur për pasionin e tyre të zjarrtë, i cili depërton në pothuajse çdo fushë të jetës.
Fun
Pak shenja të zodiakut kanë një përfaqësim aq të fortë sa Akrepi, shkruan lajmi.net.
Siç e dini ndoshta, sezoni i Akrepit është vetëm një nga 12 sezonet astrologjike që ndërrohen çdo muaj.
Secili prej atyre sezoneve ka vijën e vet në vazhdim, dhe kjo mund të ndikojë në një mori gjërash të ndryshme.
Këto ndryshime mund të jenë në personalitetin tuaj, karierën jetën intime etj.
Sezoni i akrepit është sezoni më intenziv për ndjenjat tona, çdo gjë është kulminante. Kjo nuk vlenë vetëm për akrepat, por për të gjitha shenjat e horoskopit.
Secila sezonë do iu ndikoj duke nxjerrë në pah tiparet e veta më të theksuara, p.sh. gjatë sezonës së peshqive, ne jemi më sensitiv dhe emocional, gjatë sezonës së shigjetarit jemi më ambicioz, në sezonën e binjakëve jemi më të luhatshëm etj.
Por kjo sezonë mund të jetë më e mira ose më e keqja, varësisht se si e përballoni. Emocionet tuaja do të jenë në maja. Jëni shumë të ndjeshëm dhe kjo mund të iu bëjë të ndiheni i humbur.
Pyeteni veten, a jeni ndjerë i humbur muajin e fundit? A e keni vënë re këtë edhe tek personat e tjerë?
Ndërsa për akrepat, ky sezonë do të thotë shlirimi i errësirës që kanë brenda. Gënjeshtrat, manipulimi, dëshira për të lënduar të tjerët, dëshira për seks të egër, të gjitha do të jenë më të fuqishme se kurrë.
Mirëpo, fatmirësisht, sezoni i akrepit tanimë ka mbaruar. Tani që hyjmë në sezonin e shigjetarit, stabiliteti emocional do të kthehet në mënyrën që ka qenë. /Lajmi.net/