Çfarë duhet të bëni pas një tërmeti? Ja ç’thonë ekspertët
Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë paralajmërim.
Lifestyle
Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast tërmeti, transmeton lajmi.net.
Security.com, kompani për sigurimin e shtëpive në SHBA, nëpërmjet ekspertëve, ka lëshuar disa këshilla se si duhet vepruar pas një tërmeti.
Kjo është lista e plotë e këshillave të tyre:
- Shikoni përreth për t’u siguruar se është e sigurt të lëvizet;
- Nëse jeni brenda, dilni nga ndërtesa dhe shkoni në një hapësirë të hapur larg çdo dëmtimi dhe ndërtesash të tjera;
- Nëse keni celularin, përdoreni atë për të telefonuar ose dërguar një tekst për ndihmë;
- Ndihmoni njerëzit e lënduarose të bllokuar, por mos tentoni ta bëni të njëjtën me njerëz të dëmtuar seriozisht nëse nuk janë në rrezik të menjëhershëm;
- Shkoni në një strehë të caktuar nëse shtëpia juaj nuk është më e sigurt;
- Qëndroni larg zonave të dëmtuara, përveç nëse policia, zjarri ose organizatat e ndihmës kërkojnë posaçërisht ndihmën tuaj;
- Kini kujdes kur vozitni pas një tërmeti dhe parashikoni ndërprerje të lehta kur të merrni rrugë;
- Vish pantallona të gjata, një këmishë me mëngë të gjatë, këpucë të forta dhe doreza pune për tu mbrojtur nga objektet e dëmtuara;
- Pastroni menjëherë ilaçet e derdhura, zbardhuesit, benzinën ose lëngjet e tjera të ndezshme. Lëreni zonën nëse nuhatni erë gazi ose tymi nga kimikatet. /Lajmi.net/