“Çfarë dreqin është kjo!?”: Gruaja publikon pamjet, reagime të shumta në mediat sociale

Shikojeni videon, çfarë shihni?

Fun

10/06/2019 10:33

Përdoruesit e mediave sociale kanë mbetur të habitur pasi një grua ka postuar një video në llogarinë e saj në Facebook, në të cilën shihet një krijesë e çuditshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vivian Gomez, e cila jeton në SHBA, publikoi pamjet të enjten në Facebook dhe shkroi: “Kështu u zgjova të dielën në mëngjes dhe e pashë këtë në aparatin tim dhe po përpiqem të kuptoj … se çfarë dreqin është!?

“Së pari pashë hijen që po dilte nga dera ime e përparme, pastaj pashë këtë gjë!”.

Një postim i tillë thuhet të ketë nxitur reagime të shumta si dhe është shpërndarë gjithashtu.