Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Austri?
Një 21-vjeçar, ish-nxënës i një shkolle të mesme në Grac të Austrisë, ka hapur zjarr në këtë shkollë, duke vrarë nëntë persona. Ai më pas ka vrarë veten teksa qëndronte në një tualet të kësaj shkolle, thanë autoritetet. Kancelari gjerman, Christian Stocker, tha se kjo është një “ditë e errët në historinë e shtetit tonë”,…

Bota
Një 21-vjeçar, ish-nxënës i një shkolle të mesme në Grac të Austrisë, ka hapur zjarr në këtë shkollë, duke vrarë nëntë persona.
Ai më pas ka vrarë veten teksa qëndronte në një tualet të kësaj shkolle, thanë autoritetet.
Kancelari gjerman, Christian Stocker, tha se kjo është një “ditë e errët në historinë e shtetit tonë”, teksa shtoi po ashtu se do të shpallen tri ditë zie.
I dyshuari kishte përdorur një armë të gjatë dhe një pistoletë, thanë zyrtarët policorë gjatë një konference për media më 10 qershor, duke shtuar se ende janë duke e hetuar motivin e këtij sulmi.