Çfarë bënë pas koncertit për Nënë Terezën të famshmit shqiptarë që morën pjesë (Foto)

19:46 | 5 Shtator 2016

Të shtunën në mbrëmje, në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës, miliona spektatorë ia ngulën sytë ekranit për të ndjekur koncertin madhështor ku interpretonin artistë të njohur shqiptarë në të gjithë botën.

Kjo ngjarje ishte shumë e rëndësishme në axhendën e secilit prej tyre, e shoqëruar me një kënaqësi të veçantë të cilën ata e shprehën që në çastin e parë që morën ftesën për këtë koncert e gjatë ditëve në afrim të tij.

Edhe gjatë provave, apo fill pas koncertit, ata ndanë emocione, foto e mirënjohje të veçantë për këtë pjesëmarrje. Megjithatë, të nesërmen ata u shpërndanë në destinacionet e tyre.

Ja konkretisht si e kanë kaluar post-koncertin, njerëzit që i dhanë jetë atij.

Inva Mula

Sopranoja që këndon himnin për Nënë Terezën, ka ndaluar për pak pushim. Ajo shihet në shoqërinë e këngëtares tjetër të njohur shqiptare, Ledina Çelo. Këngëtaret kanë miqësi edhe prej bashkëshortëve të tyre, që merren me biznes.

Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares që në këtë koncert për herë të parë pati rolin e drejtuesit të skenës, është nisur drejt Shqipërisë, ku sot do të ndjekë nga stadiumi i Shkodrës përballjen e Kombëtares shqiptare me Maqedoninë.

Ramë Lahaj

Tenori nga Istogu i Kosovës është nisur drejt Romës nga Franca, për një udhëtim 14 orësh për të marrë pjesë në koncertin për Nënë Terezën dhe dje është rikthyer sërish. I mbushur me emocionet e koncertit ai ka postuar sapo ka mbërritur në aeroportin kryesor të Parisit, një status të gjatë për Nënë Terezën dhe një foto pranë shtatores së saj.

Gëzim Myshketa

I mbushur me emocione, baritoni shqiptar ka ripostuar një foto nga koncerti duke thënë që kjo natë do të qëndrojë përgjithmonë në zemrën e tij.

Rita Ora

Me siguri Rita ka shëtitur pak me familjen e saj në Romë, para se t’I kthehet programit të saj artistik.

Ermonela Jaho

Sopranoja duhet të kalojë me urgjencë në një projekt tjetër artistik. Më 15 shtator nis të shfaqet në Operën e Madridit, Otello, ku do të interpretojë edhe Ermonela Jaho.