Çështje milimetrash: Luani i vogël i shpëton vdekjes nga bualli

Një këlysh luani është parë duke përdorur një nga nëntë jetat, pas arratisjes nga ndjekja e një bualli.

Fun

21/11/2019 15:40

Fotografi i jetës së egër Johan Adolf Smalman kapi këtë skenë të jashtëzakonshme në kamerë, e cila ndodhi në Parkun Kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut, transmeton lajmi.net.

Smalman tha se demi i madh iu afrua grupit të luanëve, të cilët po ushqeheshin me një buall që e kishin mbytur më herët.

Buajt afrikan janë më të mëdhenjtë në kontinent dhe mund të peshojnë gati një ton, të armatosur me brirë që mund të arrijnë deri në 1,5 metra.

Gjitarët masivë njihen për temperamentin e tyre, si dhe rrezikshmërinë që përbëjnë ndaj luanëve.

Dhe siç tregojnë këto fotografi të mrekullueshme, ky buall zgjodhi një objektiv shumë më të vogël: Këlyshin e luanëve. /Lajmi.net/