Certifikohet kontigjenti i ri vozitësve të automjeteve ushtarake

Një kontigjent i ri i vozitësve të automjeteve ushtarake në kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë certifikuar të hënën.

Lajme

25/04/2022 19:21

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke njoftuar se kursantët kishin përfunduar me sukses pjesën teorike e praktike, shkruan lajmi.net.

“Kursantët përfunduan me sukses pjesën teorike dhe praktike për aftësimin taktik bashkë me stërvitjet fizike dhe rregullat ushtarake gjatë ngasjes së automjeteve”, ka njoftuar Mehaj në ‘Facebook’.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/