Centët e Accringtonit
Accrington Stanley ka bërë të ditur se nuk do të sjellë përforcime në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit duke publikuar buxhetin e blerjeve. Skuadra nga League Two, që udhëhiqet nga ish sulmuesi i Southamptonit dhe Anglisë, James Beattie ka hasur në telashe financiare së fundmi dhe ish ylli është dashur të paguajë…

Sport
Accrington Stanley ka bërë të ditur se nuk do të sjellë përforcime në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit duke publikuar buxhetin e blerjeve.
Skuadra nga League Two, që udhëhiqet nga ish sulmuesi i Southamptonit dhe Anglisë, James Beattie ka hasur në telashe financiare së fundmi dhe ish ylli është dashur të paguajë borxhin e tatimit në mënyrë që të marrin pjesë në gara këtë edicion.
Por, duket se Beattie duhet të hap sërish kuletën e tij personale nëse dëshiron të sjell përforcime para mbylljes së afatit kalimtar të janarit në ora 23:00.
Nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, Accrington Stanley ka treguar se klubi ka vetëm disa metalikë për të shpenzuar në përforcime.
Koha e mbetur në dispozicion mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Arsenalin t’ua dërgoj Nicklas Bendtnerin. Ndoshta.