Cena i artë e Gjakova e pesta, Kuka: Të rinjtë tanë po dërgojnë sinjale të bukura!

Ekipi i juniorëve i xhudos i ka sjellë Kosovës një medalje të artë nga Kupa Evropiane e Juniorëve në Kaunas të Lituanisë. Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Dardan Cena është stolisur me medalje të artë pas katër ndeshjeve të fituara, raporton lajmi.net. Në raundin e parë Cena ishte i lirë, kurse në…

Sport

13/05/2023 21:57

Ekipi i juniorëve i xhudos i ka sjellë Kosovës një medalje të artë nga Kupa Evropiane e Juniorëve në Kaunas të Lituanisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Dardan Cena është stolisur me medalje të artë pas katër ndeshjeve të fituara, raporton lajmi.net.

Në raundin e parë Cena ishte i lirë, kurse në të dytin fitoi me Wazaari ndaj britanezit, Thomas Jackson. Në çerekfinale, Cena mposhti lituanezin Tadas Calka, kurse në gjysmëfinale mposhti britanezin tjetër, Eryk Neumann.

Cena e vazhdoi me fitore edhe në finale, duke triumfuar me Ippon kundër polakut Adam Kazimierczak, kështu duke u renditur i pari në këtë Evropian.

Në anën tjetër, Kosovën e përfaqësoi edhe Dëbora Gjakova në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku pësoi humbje qysh në raundin e parë kundër Amelia Konfisz të Polonisë, e vazhdoi garën në repesazh.

Në ndeshjen e parë të repesazhit, Gjakova mposhti britanezen Millie Bayliss, kurse ndeshjen e dytë e fitoi kundër lituanezes Varvara Kuchar.

Për medaljen e bronztë, Gjakova humbi nga polakja Emilia Wolkowicz, kështu duke e mbyllur garën në këtë evropian në vendin e pestë.

Me këtë rast, ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili këto suksese i konsideroi sinjale të bukura të rinjve tanë.

“Në Doha fati sishte me ne në Botëror por në veriun e Evropës të rinjtë tanë po dërgojnë sinjale të bukura!”, shkroi Kuka në ‘Facebook’.