Celulari vetëm për myslimanë

Një celuarë i dizajnuar vetëm për myslimanë ka dalë në shitje në Rusi.

Auto & Tek

10/01/2015 16:33

Kryetarja e Unionit të Femrave Myslimane në Rusi, Nailya Ziganshina, njoftoi më 8 janar se telefoni përmban tekstin e Kuranit në gjuhën arabe dhe ruse.

Ai iu rikujton përdoruesve kohën e lutjes, dhe shfaq drejtimin në Mekë, transmeton Lajmi.net.

Celulari është krijuar nga kompania ruse BQ dhe kushton vetëm $31. Ky celularë vjen në tre ngjyra: të gjelbër, të zezë dhe të kuqe.

Arsyeja e krijimit të këtij celulari në Rusi vetëm për myslimanë është për shkak që myslimanët përbëjnë 15% të popullsisë në Rusi.