Celine Dion i jep lamtumirën bashkëshortit në ceremoninë emocionuese mortore (FOTO)
Janë publikuar fotografi nga ceremonia e hapur mortore që është organizuar për bashkshortin e Celine Dion.
ShowBiz
Këngëtarja ka pritur fansat për ta përshëndetur dhe për t’i dhënë ngushëllimet në ceremoninë e gjatë dhe të hapur, derisa në çdo moment ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj të ndjerë.
Celine Dion ka qenë e shoqëruar nga familja dhe fëmijët e saj, ndërsa djali i madh ka qenë shtyllë mbështetëse për të gjatë gjithë kohës, transmeton lajmi.net.
Gjatë javës së kaluar, jo vetëm bashkëshorti, por edhe vëllai i këngëtares ka ndërruar jetë pas përballjes me kancerin./lajmi.net