Çeku: VV-ja i ka përmbushur detyrimet, kemi ngecur në mënyrën e votimin

Ministri në detyrë, Hajrullah Çeku, sot para kuvendit ka bërë thirrje për përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha partitë politike në mënyrë që të bëhet konstituimi i Kuvendit. Sipas Çekut, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e ka përmbushur obligimin duke propozuar kryetarin e Kuvendit, madje edhe metoda alternative të votimit për të tejkaluar bllokadën tash e dy…

Lajme

15/06/2025 14:09

Ministri në detyrë, Hajrullah Çeku, sot para kuvendit ka bërë thirrje për përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha partitë politike në mënyrë që të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Sipas Çekut, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e ka përmbushur obligimin duke propozuar kryetarin e Kuvendit, madje edhe metoda alternative të votimit për të tejkaluar bllokadën tash e dy muaj.

“Nëse partitë tjera nuk pajtohen me votimin e fshehtë, atëherë duhet ta shprehin përmes votës kundër ose abstenimit, siç kërkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese,” tha Çeku.

Tutje sipas tij bllokada ka ardhur si pasojë e mënyrës së votimit, pasi sipas tij nëse nuk e duan Albulena Haxhiun e propozuara e VV-së, partitë opozitare duhet të votojnë kundër.

“Besoj që duhet të vazhdojmë të insistojmë në përmbushjen e detyrimeve që i kemi të gjithë së bashku si deputet për ta bërë konstituimin e Kuevndit. VV-ja ka kryer detyrimet e veta ka propozuar kryetarin e kuvendit, madje duke propozuar metoda të tjera të votimit për ta evituar këtë krizë që gjendemi por fatkeqësisht nuk kemi veprime nga partitë tjera, nëse nuk janë dakord që të votohet në votim të fshehtë atëherë duhet ta manifestojnë përmes votës, kundër abstenim janë detyrime siç është nga Gjykata Kushtetuese. Kemi ngecur në mënyrën e votimin nëse partitë nuk e duan duhet të votojnë kundër”, ka potencuar Çeku. /Lajmi.net/