Çeku: Kandidaten ne e kemi propozuar, tash duhet të presim që ajo t’i marrë votat e nevojshme

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku para fillimit të seancës foli para mediave, transmeton lajmi.net. Çeku la të kuptohej se emri i Albulena Haxhiut do jetë sërish propozimi i LVV-së për kryeparlametare, teksa thotë se “votat tona siç i kishim para dy ditësh, i kemi edhe sot”.…

Lajme

21/04/2025 14:47

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku para fillimit të seancës foli para mediave, transmeton lajmi.net.

Çeku la të kuptohej se emri i Albulena Haxhiut do jetë sërish propozimi i LVV-së për kryeparlametare, teksa thotë se “votat tona siç i kishim para dy ditësh, i kemi edhe sot”.

“Kandidaten ne e kemi propozuar. Tash duhet të presim që ajo t’i marrë votat e nevojshme dhe të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Ne votat tona siç i kishim para dy ditësh, i kemi edhe sot. Duhet t’i pyesni partitë e tjera për votat e tyre. Ne për kandidaten tonë i kemi votat tona”, tha Çeku para mediave./Lajmi.net/